Margot Robbie shpenzon pasurinë në prona luksoze

Mediale Vip

Margot Robbie shpenzon pasurinë në prona luksoze

Më: 5 mars 2019 Në ora: 17:53
Margot Roobie

Aktorja e Hollywoodit së fundmi ka blerë pasuri të patundshme në vlerë rreth 3 milionë dollarë, të cilën ia fali nënës dhe motrës së saj.

Margot Roobie vitet e fundit ka pasur një sukses i madh në ekran. Ajo tash ka vendosur familjes së saj t’ia bëjë jetën më të lehtë dhe të mos bëjnë shpenzime të mëdha për ta vizituar atë, transmeton KosovaPress.

“Ne kemi parë Margot disa herë këtu, gjithmonë vjen në heshtje dhe pa bujë të madhe. Ajo u rrit në këtë vend, kështu që ajo nuk është një problem të sillet si vendore”, tha një fqinj.

Megjithëse u rrit në Australi, Margot shpesh thekson se Los Anxhelosin e përjeton si vendlindjen e saj, pasi ka jetuar aty për disa vjet, derisa familja e saj jetonte për një kohë të gjatë mes Australisë dhe SHBA, dhe shtëpia e re në pjesën elitare të Los Anxhelos, Hancock Park, i plotëson të gjitha kërkesat e aktores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat