Kylie Jenner thyen rekordin e Mark Zuckerberg, bëhet miliarderja më e re e të gjitha kohërave

Mediale Vip

Kylie Jenner thyen rekordin e Mark Zuckerberg, bëhet miliarderja më e re e të gjitha kohërave

Më: 5 mars 2019 Në ora: 21:07
Kylie Jenner

Në bazë të listës vjetore të Forbes për miliarderët, Kylie Jenner është bërë zyrtarisht miliarderja më e re e të gjitha kohërave duke e hequr nga froni themeluesin e Facebookut, Mark Zuckerberg.

Ky titull më në fund i është ndarë 21-vjeçares, kur kihet parasysh se me muaj të tërë është spekuluar se ajo do të arrinte pasuri miliardëshe.

Miliardin e saj të parë, pjesëtarja e klanit Kardashian/Jenner e ka arritur falë suksesit të madh të linjës së saj të kozmetikës, Kylie Cosmetics.

Në këtë mënyrë, e ka thyer rekordin e Zuckerberg, i cili ishte 23 vjeçar kur e arriti miliardin e tij të parë, para 11 vitesh.

“Vërtet nuk e kam pritur, nuk kam mundur ta parashikoja të ardhmen. Mirëpo, më vjen shumë mirë që gjendem në këtë listë”, ka thënë Kylie për Forbes.

Natyrisht se një sukses të madh e ka arritur edhe falë rrjeteve sociale, përmes të cilave ka siguruar një numër të madh klientësh, si edhe i ka promovuar produktet e saj.

“Kjo është fuqia e mediave sociale. Kam pasur aq shumë ndikim edhe para se të fillojë diçka. Për këtë arsye, kompaninë time e shoh kaq të suksesshme. Për këtë punoj intensivisht”, ka thënë ajo.

Në listën e Forbesit për njerëzit më të pasur në botë, këtë vit në vend të parë ndodhet Jeff Bezos që ka pasuri prej 131 miliardë dollarësh. (Mirëpo, pas finalizimit të divorcit me gruan e tij, ai do të zhvendoset nga vendi i parë, pasi një pjesë pasurisë do t’i shkojë asaj).

Në listën e miliarderëve të rinj ndodhet edhe themeluesi i Snapchat, Evan Spiegel, i cili në moshë 28-vjeçare ka pasuri prej 2.1 miliardë dollarësh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat