Rita Ora ka publikuar një video të shkurtër të klipit "Only Want You".
E këtë insert të shkurtër të saj e ka publikuar edhe këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri në InstaStory.
Më pas nuk ka munguar as reagimi i Ritës, e cila postimin e Dafinës e publikon në lnstagramin e saj, aty ku ndiqet nga hiç më pak se 14 milionë njerëz.
Siç shihet, Rita dhe Dafina kanë raporte mjaft të mira me njëra-tjetrën, pasi edhe ndiqen në rrjetet sociale.
Ndërkohë, këngëtarja shqiptare me famë botërore së shpejti pritet të lansojë klipin e “Only Want You”.