7 gjërat që nuk i dinim për Ajkën, Xhensilën si nënë dhe Bes Kallakun

Mediale Vip

7 gjërat që nuk i dinim për Ajkën, Xhensilën si nënë dhe Bes Kallakun

Më: 6 mars 2019 Në ora: 00:46
Bes Kallaku, Ajka, Xhensila Myrtezaj

Aktori i humorit Bes Kallaku ka qenë i ftuar në puntatën e mbrëmhme të emisionit për fëmijë “Në Kurthin e Piter Pan” ku përmes pyetjeve që i bënë nga të vegjëlit ka zbuluar disa detaje të vogëlushes, Xhensilës dhe karrierës së tij.

1- Hera e fundit që ka qarë Besi ka qenë para 2 ditësh kur i preku kicin-dhëmbin Ajkës.

2- Xhensila Myrtezaj ka dy fobi në jetë: gjilpërat dhe qentë. “Por kur ishte momenti që të bënte gjilpëra për të mirën e Ajkës, nuk kishte frikë!”

3- Ajka për pak ditë do të bëjë 8 muajshe por prindërit e rinj ‘vuajnë’ për ta ushqyer vogëlushen.

4- Aktori është rritur që i vogël nga gjyshja e tij Ija ndaj edhe ka një lidhje shumë të veçantë me të, duke qenë se mamasë së tij i është dashur të punojë larg. “Ija është një nga pikat e mia të dobëta, ndërsa Xhensila është Ajka e jetës sime”.

5- Aktori vlerësoi bashkëshorten e tij këngëtare si nënë shumë të mirë, të përkushtuar e të devotshme e madje e falenderoi publikisht që ja bën jetën kaq të bukur.

6- Për ata që nuk e dinë, aktori shpjegoi edhe kuptimin e emrit të vajzës. “Unë jam rritur në fshat nga gjyshja dhe jam i natyrshëm vetëm për faktin se kam lindur në fshat. Dhe vajzën e kam quajtur Ajka sepse sa herë që Ija ziente qumështin, unë shkoja haja ajkën fshehurazi”, tha  Besi.

7- Nëse do të zgjidhte mes dy emisioneve të humorit “Portokalli” apo “BE Coffee”, aktori preferoi të mos zgjedh asnjërën por të japë një përgjigje të zgjuar duke thënë: 

“Nuk do ndërtonim shtëpinë tonë nëse s’do ishim bërë ustallarë në Portokalli.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat