Ish-burri i Kim Kardashian: Marrëdhënia jonë ishte 100% e vërtetë

Mediale Vip

Ish-burri i Kim Kardashian: Marrëdhënia jonë ishte 100% e vërtetë

Më: 27 mars 2019 Në ora: 00:58
Kim Kardashian, Kris Humphries

Kris Humphries ka treguar anën e tij të tregimit pasi gjithçka u shkatërrua me ish-bashkëshorten e tij Kim Kardashian.

“Kam takuar një vajzë që ka qenë me të vërtetë e famshme, dhe unë u martova. Shikoni, duhej ta dija se çfarë po bëja. Unë kam qenë padyshim naiv për sa shumë jeta ime do të ndryshojë. Por e vetmja gjë që më shqetëson mua është kur njerëzit thonë se martesa ime ishte e rreme”, tha Kris në një intervistë së fundmi.

“Ka shumë gjëra në botë që nuk janë të vërteta. Por, marrëdhënia jonë ishte 100% e vërtetë. Unë nuk dija se si ta trajtoja atë sepse kurrë nuk kam menduar se do të isha i famshëm në atë mënyrë. Më kujtohet që kisha kësi lloj momente”.

“Unë isha me të vërtetë një person i sigurt dhe i lumtur”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat