Jane Fonda flet për luftën e saj me kancerin

Mediale Vip

Jane Fonda flet për luftën e saj me kancerin

Më: 7 prill 2019 Në ora: 17:48
Jane Fonda

Për dekada me radhë, Jane Fonda ishte sinonim për jetë dhe stërvitje të shëndetshme.

Aktorja e njohur dhe fituesja e çmimeve Oscar nisi një revolucion në palestër kur lëshoi kasetë VHS në vitin 1982. 

Nuk kishte asnjë person që nuk u përpoq të "dilte në linjë" me Jane Fonda. Megjithatë, me kalimin e viteve, Jane filloi të përballej me probleme serioze shëndetësore, duke përfshirë forma të shumta të kancerit. 

"Kam pasur kancer. E doja diellin dhe rrezitjen, kështu që përfundova me kancerin e lëkurës që e mbaj nën kontroll për vite", tregon ajo.

Fonda gjithashtu zbuloi se ajo kishte kancer të gjirit dhe se ishte në kirurgji për të hequr kancerin para ndarjes së çmimeve të Globit të Artë për 2016. 

Sa për shëndetin e saj sot dhe rimëkëmbjen, aktorja thotë se është një proces që zhvillohet. Vitin e kaluar, gjatë një emisioni aktorja zbuloi se ajo kishte hequr tumorin në gojë.

Megjithëse tetëdhjetëvjeçare, Fonda e pranon se ka dhimbje në trup. Ajo e atribuon këtë tek osteoporoza e trashëguar në familjen e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat