Kur ndeshen “reperkat”, Melinda i hodhi ujë zjarrit por Tayna e ndezi sërish

Mediale Vip

Kur ndeshen “reperkat”, Melinda i hodhi ujë zjarrit por Tayna e ndezi sërish

Më: 26 prill 2019 Në ora: 07:46
Melinda, Tayna

Dy prej repereve më të talentuara dhe më të famshme në Shqipëri janë Tayna dhe Melinda Ademi. Të dyja morën pëlqimin e menjëhershëm të publikut, por mes tyre lindi një betejë ku thumboheshin nëpërmjet projekteve muzikore.

"Palo" nga Melinda Ademi dhe "Pow pow" nga Tayna u konsideruan si diss-e që ia dedikuan njëra-tjetrës, por reperet thanë se nuk i referohen askujt.

Pas tyre, erdhën projekte të tjera derisa Melinda Ademi vendosi ti bëjë diss direkt Taynës dhe Rinës. Ajo përmendi hitet e tyre "Columbiana" dhe "Ilegal" duke ofenduar drejtpërdrejt rivalet.

Për këtë u pendua shpejt dhe publikoi një Instastory ku i kërkonte falje.

“I kërkoj falje artistes Tayna për ofendimet në feestyle-in e fundit. Për shkak të drejtimit që ka marrë rap-i i femrave, mendoj se duhet ta ndryshojmë kahjen dhe të mos nxisim urrejtje te gjeneratat e reja”, shkruajti Melinda, por Rinën nuk e përmendi askund.

Mendohej se kësaj "lufte" do ti vinte fundi, por jo. Tayna duket se nuk e pranon faljen e Melindës. Pas minuta pas shkrimit të Melindës, Tayna publikoi dy video në Instastory ku tregon në mënyrë indirekte se nuk ia ndjen aspak dhe e përshëndet me këngën "Shko n'rs" nga Adelina Ismaili.

Nuk dihet ende si do përfundojë kjo betejë mes repereve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat