Alketa Vejsiu i përgjigjet publikisht të gjithëve me lot në sy: Kjo është arsyeja pse vendosa të ndihmojë Xhejsonin

Mediale Vip

Alketa Vejsiu i përgjigjet publikisht të gjithëve me lot në sy: Kjo është arsyeja pse vendosa të ndihmojë Xhejsonin

Më: 30 prill 2019 Në ora: 09:20
Alketa Vejsiu dhe Xheison

Nisma e moderatores Alekta Vejsiut për të ndihmuar të voglin Xhejson Bafti ka shkaktuar reagime jo fort pozitive në sytë e publikut.

Shumë prej ndjekësve komentonin se përse nuk ishte vetë stafi i Piter Panit, i cili të kontribuonte për këtë kauzë.

Bashkë me reagimet, kësaj historie iu shtuan edhe një sërë replikash me personazhin e njohur Olti Curri.

Në emisionin e mbrëmjes së sotme Alketa ka preferuar që të gjithë kësaj situate t’i përgjigjet me një fjalim publik, gjatë të cilit nuk i ka mbajtur as lotët:

“Edhe unë kam jetuar në një shtëpi që fuste ujë”,- rrëfeu Alketa, e cila vijoi të kujtonte se pavarësisht se fëmijëria e saj ka qenë e vështirë, ajo ia ka dalë t’i bëjë ëndrrat realitet duke mos hequr dorë.

Dhe, siç vijoi më tej, ishte pikërisht kjo një prej arsyeve të forta që e kishin shtyrë të kërkonte ndihmë për Xhejsonin, pasi tek ai shikon një fëmijë të talentuar që mund t’ia dalë të bëhet dikush nëse gjen mbështetjen e duhur.

Pas këtij fjalimi, u transmetua një insert ku tregoheshin kushtet aspak të shëndetshme të shtëpisë ku jeton Xhejsoni bashkë me familjen e tij, në fshatin Mushqetë të Tiranës, klip i cili shërben edhe si mesazh sensibilizues që njerëzit ta ndihmojnë Xhejsonin të bëhet me një shtëpi të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat