Aurela Gaçe ironizon të famshmit shqiptarë të rrjeteve sociale

Mediale Vip

Aurela Gaçe ironizon të famshmit shqiptarë të rrjeteve sociale

Më: 11 maj 2019 Në ora: 17:41
Aurela Gaçe

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe është shumë aktive në rrrjete sociale.

Përveç fotove dhe video nga përditshmëria e saj ajo shpesh herë shkruan dhe për fenomene sociale të shoqërisë shqiptare.

Dhe së fundmi ajo ka ironizuar të famshmit shqiptar që kanë më shumë ndjekës se yjet botërorë.

Aurela Gaçe ka marrë si shembull Michael Buble, i cili sot numëron 2 milionë ndjekës në ‘Instagram’.

Këngëtarja ka publikuar në ‘Instastory’ disa foto të Buble nga turneu i tij botëror, në të cilat shihet se ka mbushur përplot stadiumet.

Image

“Michael Buble, tur botëror. Mbush arena të tilla…por? Pra siç po thoshim ka vetëm 2.1 milionë ndjekës. Sikur të menaxhohej nga ndonjë shqipe, kushedi sa ndjekës do kishte. Hë? Tur botëror, arenat plot. S’më del llogaria”, ka shkruar Aurela me ironi.

E përsa i përket blerjeve të klikimeve dhe ndjekësve në rrjete sociale shihet si një fenomen në rritje, që përdoret nga artistët për t’i shtuar vlerat suksesit të tyre. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat