“Shumë të mira frangat”, Getinjo reagon pas akuzave për përfshirje në rastin e Loredanës

Mediale Vip

“Shumë të mira frangat”, Getinjo reagon pas akuzave për përfshirje në rastin e Loredanës

Më: 13 maj 2019 Në ora: 13:30
Getinjo

Getinjo ka reaguar pas akuzave se ka marrë para nga çifti zviceran.

Gjatë ditës së sotme në mediumin zviceran “20minuten” u lakua edhe emri i reperit Getinjo.

Sipas tyre edhe ai ishte i përfshirë në skandalin e Loredana Zefit. Ky medium zviceran e ka publikuar edhe një dokument me të cilin sipas tyre dëshmohet se edhe vëllai i Mozzik, reperi Getinjo ishte i përfshirë.

Getinjo akuzohet se më 13 dhjetor të vitit 2017, kishte marrë 12 mijë franga nga Petra Z.

Dhe nuk ka munguar reagimi i reperit kosovar i cili ka publikuar disa Instastory nëpërmjet të cilave tregon një shumë të madhe parash.

“Shumë të mira frangat”, ka shkruar ai pranë njërit postim.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat