Nëna i lutet Tristan Thompson që të qëndrojë pranë fëmijëve

Mediale Vip

Nëna i lutet Tristan Thompson që të qëndrojë pranë fëmijëve

Më: 15 maj 2019 Në ora: 23:09
Tristan Thompson

Khloe Kardashian kaloi ditën e nënës si beqare duke u kujdesur për vogëlushen e saj. Por nëna e Tristan Thompson, Andrea ka një kërkesë për të birin.

"Nëna e tij e mori dhe i bëri të qartë se sa ia kanë nevojën fëmijët", tha një burim pranë HL. Thuhet se ai e ka pikë të dobët nënën dhe ia merr parasysh këshillat, prandaj pritet që të jetë sa më pranë fëmijëve të tij në të ardhmen.

Basketbollisti është baba i dy fëmijëve, Prince, 2 vjec dhe True Thompson, 1 vjece.

Prince erdhi në jetë nga lidhja me Jordan Craig ndërsa vajzën True e ka me Khloe Kardashian. Historia e dashurisë me këtë të fundit u përfol gjatë në faqet rozë. Gjithcka mori fund kur u zbulua se Tristan e tradhtonte me Jordan Woods.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat