Eva Mendes dhe Ryan Gosling po ua mësojnë gjuhën spanjolle fëmijëve të tyre.
Aktorja 45 vjeçare foli për vajzat e saj, në një intervistë të re për The Talk.
“Unë jam kubane dhe po përpiqemi t’i mësojmë fëmijët të flasin gjuhën spanjolle por qenka më e vështirë se që e kishim menduar”, tha Eva.
Eva gjithashtu tregoi se arsyeja e vetme për të pasur fëmijë ishte Ryan Gosling.
“Unë nuk isha prej atyre grave që me të vërtetë donin fëmijë, por më pas u dashurova në Ryan”, shpjegoi ajo.
“Më pas i thashë ‘dua fëmijë me ty”.