Gold AG ka reaguar pas raportimeve se dje një ish-polic serb vdiq nga sulmi në zemër gjatë aksionit të Policisë së Kosovës dje në veri.
Një ish polic serb u raportua se ka vdekur pasi ka dëgjuar për aksionin e Policisë së Kosovës.
Sipas medieve serbe, zëvendësdrejtori i qendrës mjekësore në veri të Mitrovicës, Zlatan Elek bëri të ditur se një ish pjestar i policisë serbe ka vdekur në Leposaviq nga sulmi në zemër kur ka dëgjuar për aksionin e policisë së Kosovës.
Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha e ka mohuar një gjë të tillë. Ai tha se ish-polici serb nuk ka vdekur nga aksioni i policisë.
Po ashtu, media ka kontaktuar edhe policinë e Kosovës, të cilët kanë thënë se mund të jetë vdekje natyrale, por jo nga aksioni i policisë.
Reperi Gold Ag, përmes një postimi në Instagram ku postoi lajmin për vdekjen e serbit, kishte edhe një porosi.
“Eh moj serbi u fute kur u fute, Se tash s’vdes prej plumbi por ki me vdek prej plumbi”, ka shkruar ai.