Meghan pushon nga puna dadon e djalit, “Dukesha është e padurueshme”

Mediale Vip

Meghan pushon nga puna dadon e djalit, “Dukesha është e padurueshme”

Më: 29 maj 2019 Në ora: 12:18
Princ Harry dhe Meghan Markle me djalin

Dadoja e djalit të princit Harry të Anglisë dhe Meghan Markle, është pushuar nga puna.

Rreth tre javë pas lindjes së vogëlushit Archie, Meghan ka hequr nga puna gruan që kujdesej për princin e vogël.

Gjithçka pasi siç shkruajnë mediat angleze, Meghan është aq e fiksuar pas të birit sa që nuk e lë kurrëqvetëm me askënd dhe as me nënën e saj Doria, e cila është kthyer tashmë në Los Angeles.

Sajti ‘Express’ shkruan se shkak për largimin e dados, është pasi ajo e cilëson dukeshën e Sussex të padurueshme.

Mësohet se Meghan dhe Harry duan të qëndrojnë gjithë kohën e mundshme me vogëlushin dhe është sjellë në mënyrë të fiksuar me dadon, çka e ka bërë të pamundur vijimin e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat