Humbi jetën në pasarelë, zbulohet shkaku i vdekjes së modelit

Mediale Vip

Humbi jetën në pasarelë, zbulohet shkaku i vdekjes së modelit

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 18:07
Tales Soares

Është zbuluar shkaku i vdekjes së Tales Soares. Sipas një raporti autopsie, modeli vdiq nga sëmundje zemre e pa diagnostikuar.

Modeli brazilian vdiq pasi u rrëzua papritur në pasarelë në Javën e Modës në Sao Paulo muajin e kaluar.

Në detajet e dokumentit të publikuara nga media braziliane G1 të enjten thuhet se 26-vjeçari kishte probleme me zemrën.

Tragjikisht ai nuk arriti ta zbulojë sëmundjen gjatë kohës që ishte gjallë.  

Sëmundja përparoi në edemë pulmonare akute, akumulim i lëngjeve në mushkëri, që e vrau Soares.

Para se të vdiste Tales nuk ishte diagnostikuar me asnjë problem shëndetësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat