“I dua rrënjët e mia”; Jim Belushi bëhet nostalgjik për Shqipërinë!

Mediale Vip

“I dua rrënjët e mia”; Jim Belushi bëhet nostalgjik për Shqipërinë!

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 11:40
Jim Belushi

Aktori i njohur i Hollywood duket se është bërë nostalgjik, duke kujtuar me krenari prejardhjen e tij. Jim Belushi është lindur e rritur në USA, por babai i tij ka qenë një emigrant nga Shqipëria që la vendin e tij për një jetë më të mirë, përtej Oqeanit!

Jim-i ka postuar disa foto në rrjetin social instagram nga vizita e tij e fundit në Shqipëri në vitin 2007, ku bashkangjitur shkruan:

“Duke u rritur në Chicago si i biri i një emigranti shqiptar është interesante të kthehesh prapa dhe të kuptosh se sa shumë më ka formuar. Duke u kthyer pas në vitin 2007, isha shumë me fat që isha i ftuari i veçantë i Kishës Ortodokse Shqiptare. I dua rrënjët e mia. Ju mund të shikoni se se si kanë shkuar festimet e asaj nate”.

Aktualisht 64-vjeçari ka hequr dorë nga aktrimi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat