Fero ka përfunduar punimet për videoprojektin e ri.
Reperi gjilanas pa dyshim është njëri nga artistët më aktiv në estradë, ai nuk ndalon së sjelluri këngë të reja.
Kënga e fundit e 21 vjeçarit është ‘MOMO’ një bashkëpunim ky me anëtarin e ‘On Records’ Zapp, por nuk kaloi shumë kohë dhe Fero lajmëroi se projekti i ri është në përfundim.
Tani përmes një postimi në Instastory, ku shihet bashkë me të dashurën e tij Arbenitën e cila pritet të jetë pjesë e klipit ka lënë shkrimin ‘Nesër?’ gjë që ngjall dyshimet se kënga do publikohet ditë e nesërme.