E akuzojnë se përdor ‘photoshop’, Anxhela Peristeri shuan dyshimet e të gjithëve me një video të vetme

Mediale Vip

E akuzojnë se përdor ‘photoshop’, Anxhela Peristeri shuan dyshimet e të gjithëve me një video të vetme

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 22:01
Anxhela Peristeri

Anxhela Peristeri kohët e fundit është shfaqur në formë të përkryer fizike dhe duket se ky ndryshim ka ardhur falë një regjimi strikt ushqimor.

Pak ditë më parë ajo zbuloi se kishte humbur 16 kilogramë duke eliminuar brumërat dhe ndjekur stërvitjen fizike në mënyrë të rregullt.

Megjithatë një pjesë e fansave të saj nuk e besojnë këtë gjë dhe e akuzojnë se përdor ‘photoshop’ në fotografitë e saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Per te gjithe admiruesit e Photoshopit!!?

A post shared by Music is my religion! (@anxhelaperisteriofficial_) on

Siç duket Anxhela nuk i ka pritur aspak mirë të tilla komente dhe ka vendosur t’ju përgjigjet të gjithëve me një video.

Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një video të shkurtër, në të cilën paraqitet veshur me bikini.

Nëpërmjet saj kuptohet qartë se Anxhela jo vetëm që ka arritur të heqë kilogramët e tepërt, por as nuk përdor programe për editimin e fotove të saj.

“Për të gjithë admiruesit e ‘photoshop-it’”, ka shkruar Anxhela duke ironizuar ndjekësit në rrjete sociale.

Madje Anxhela ka mohuar në mënyrë kategorike se ka kryer ndonjë lloj operacioni për heqjen e dhjamit, sepse gjithçka e ka arritur me vullnetin e saj.

Kujtojmë se së fundmi Anxhela Peristeri ka publikuar këngën “Maraz” me ritme verore dhe u prit mjaft mirë nga publiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat