Jonida dhe Besniku daljen e parë publike si çift e bëjnë në emisionin e saj: Më erdhi dita ta vë në siklet

Mediale Vip

Jonida dhe Besniku daljen e parë publike si çift e bëjnë në emisionin e saj: Më erdhi dita ta vë në siklet

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 19:02
Jonida dhe Besniku

Lajmi se Jonida Vokshi ishte prej vitesh në një lidhje me aktorin dhe producentin e serialit “O Sa Mirë”, Besnik Krapi, dhe madje po planifikonte dhe martesën më të, i kapi të gjithë papregatitur.

Kjo pasi moderatorja ka ditur si ta mbajë jetën e saj private larg syte të mëdias dhe asgjë nuk dihej rreth kësaj lidhje dashurie.

Por tani duket se më në fund çifti është gati për të bërë daljen e tyre të parë në publik dhe ku më mirë se në emisionin që vetë Jonida drejton në Digitalb, ‘Personale’.

Ajo ka publikuar para disa orësh një video në Instagram, ku tregon një pjesë të shkrutër të intervistës që ka realizuar me Besnikun dhe pjesa më e madhe e saj mbizotërohet nga të qeshurat e batutat. Bashkangjitur me videon Jonida shkruan: “Jam shumë e lumtur që më erdhi dita ta zë ngushtë e ta vë në siklet..”

Dhe pavarësisht faktit që biseda mes tyre është pak e vështirë për tu dëgjuar si duhet, mund të kuptojmë se ata kanë vendosur që dasmën e tyre ta bëjnë në shtator, sepse Jonida e pyet në një moment partnerin e saj: “Kemi të reja nga ty, në shtator do të martohesh apo jo?”.

Ndërkohë mund të zbulojmë dhe se çfarë mendon aktori për nusen e tij të ardhshme, të cilën ai e përshkruan si “loqk”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat