Cardi B akuzohet zytarisht në SHBA për një sulm në një klub stripizi në qytetin e Nju Jorkut.
Ish stripterja, emri i të cilës është Belcalis Almanzar, në gusht u përball me akuza për kundërvajtje mbi incidentin në Angels NYC në Queens, shkruan BBC.
Ajo u arrestua në tetor me dyshimin se kishte urdhëruar një sulm ndaj dy personave të quajtuar Jade dhe Baddie G.
TMZ raporton se incidenti dyshohet që u shkaktuar pasi Cardi B e akuzoi Jaden se ka fjetuar me bashkëshortin e saj, Offset.
Gratë pretendojnë se janë lënduar gjatë një përleshjeje kur njerëzit e Cardi B filluan të hedhin shishe dhe karrige.
Të premtën janë ngritur 14 akuza ndaj yllit 26-vjeçar, përfshirë dy akuza të sulmit me qëllim për të shkaktuar lëndime të rënda fizike.
Seanca e ardhshme për çështjen në fjalë është caktuar për 25 qershor në Gjykatën Penale Queens, Nju Jork.