Hahaha e vutë re gafën e Taulantit gjatë propozimit të partneres?!

Mediale Vip

Hahaha e vutë re gafën e Taulantit gjatë propozimit të partneres?!

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 12:54
Taulant Xhaka dhe Arbnora

Data 21 qershor do të mbetet gjatë në memorjen e Taulant Xhakës dhe partneres së tij Arbnora.

I ulur në gjunjë siç çdo vajzë e ëndërron futbollisti i propozoi këtë të premte të fejuarës së tij, për të marrë hapin tjetër të rëndësishëm në lidhjen e tyre: martesën.

Sigurisht që Arbnora i tha Po!

Por, fansave nuk i ka shpëtuar një detaj tejet gazmor në unazën që Taulanti mban në dorë.

Ndërsa ndodhet përballë partneres së tij, me unazën në dorë (do të donim shumë të dinim edhe fjalët që futbollisti ka zgjedhur për këtë rast të veçantë), me siguri nga emocionet Taulanti e ka kthyer unazën nga vetja e tij, e jo nga Arbnora.

Krahas urimeve të shumta që çifti mori në rrjetin social instagram, shumë prej tyre i vunë në dukje edhe gafën me unazën që Xhaka mban në duar.

Gjithsesi është e kuptueshme, emocionet e atij momenti solemn kanë ndikuar që djaloshi i fushës së blertë të bëjë një gafë të padëmshme.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat