Këngëtari i njohur dhe aktorja e ‘Game of Thrones’ martohen, publikohet foto e parë e dasmës

Mediale Vip

Këngëtari i njohur dhe aktorja e ‘Game of Thrones’ martohen, publikohet foto e parë e dasmës

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 13:28
Joe Jonas dhe Sophie Turner

Joe Jonas dhe Sophie Turner u martuan në fshehtësi në Francë dhe më në fund kemi një imazh të qartë të nuses dhe dhëndrit nga momenti i rëndësishëm.

Ka qenë vetë Sophie ajo që ka publikuar foton e parë. Aktorja e ‘Game of Thrones’ u martua me këngëtarin e njohur dhe dukej më e bukur se kurrë e veshur me ‘Louis Vuitton’.

Dy të dashuruarit realizuan dy dasma të ndryshme, por të dyja në Francë dhe mjafton të shohësh këtë foto për të kuptuar sa të lumtur janë. Krahas imazhit të publikuar, Sophie ka shkruar: “Zoti dhe Zonja Jonas”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Mr and Mrs Jonas

A post shared by Sophie Turner (@sophiet) on

Dy të rinjtë janë të lidhur prej kohësh dhe më në fund arritën ta finalizonin dashurinë me dasmat madhështore. Të ftuar ishin edhe personazhe publikë, por ende nuk dihet numri i saktë i tyre, ndërsa fotot dhe videot ishin rreptësishtë të ndaluara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat