Poni sapo ka publikuar këngën e re.
Poni ka lansuar edhe një këngë nga albumi i saj i ri, edhe kësaj radhe projektit ia shoqëroi videoklipin.
“Ja e marr nga Vlora”, titullohet kënga e re e kësaj artisteje, me tekst të Daniela Metës dhe këngë qytetare vlonjate.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re nga Poni.
Videoklipi i këngës u punua nga Max Production, ndërsa Poni erdhi si çdo herë tejet e veçantë në këtë klip.
Për ndryshe, një projekt i suksesshëm i publikuar së fundi nga Poni ishte edhe ai me titull “Zemra bam”, që e solli në bashkëpunim me Skivin.