Aktorja e njohur i jep fund lidhjes?

Mediale Vip

Aktorja e njohur i jep fund lidhjes?

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 22:37
Nicole Kidman dhe Keith Urban

Nicole Kidman dhe Keith Urban janë drejt divorcit pas një udhëtimi "të tensionuar" në Australi më parë këtë muaj, raporton Life & Style.

Një muaj pas festimit të përvjetorit të 13-të të dasmës, një burim ka bërë të ditur se martesa e tyre ka marrë fund të pazakontë dhe ndarja e tyre është afër.

Kidman dhe Urban ishin në Sydney, ku ata kishin "një grindje të madhe" para se ai të kthehej në SHBA pesë ditë më vonë.

"Nicole e akuzoi atë për shkatërrim të familjes, duke qëndruar rreth mikeshave të reja", thotë burimi.

Mes çiftit ka pasur "xhelozi", duke përfshirë edhe mënyrën se si Kidman shpesh "ka frikë se Keith do ta braktisë për dikë më të re", ndërsa Urban "e urren miqësinë e ngushtë të Nicole me ish-bashkë aktorët".

Por, zëdhënësi i Kidman këmbëngul për Gossip Cop, se çifti nuk ka probleme martesore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat