Sekreti i linjës trupore të Kate Middleton: Ky ushtrim për forcim të shpinës dhe formësim të belit bën çudira!

Mediale Vip

Sekreti i linjës trupore të Kate Middleton: Ky ushtrim për forcim të shpinës dhe formësim të belit bën çudira!

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 07:58
Kate Middleton

Kate Middleton (37) në decenien e katërt duket e mrekullueshme, ndërkaq linja trupore e dukeshës së Cambridge është ëndërr e shumë femrave

Bashkëshortja e princit William dhe nënë e tre fëmijëve, princeshës Charlotte dhe princave George dhe Louis, ka zbuluar se kujt duhet t’i falënderohet për figurën e përsosur.

Në të vërtetë, Kate Middleton betohet në njërin prej ushtrimeve më të popullarizuara në botë të njohur si “Plank”.

Plank në të vërtetë është qëndrim në pozicionin e sipërm të pompës, ndërkaq muskujt punojnë të njëjtën mënyrë si te pompat – nuk zgjaten as nuk shkurtohen, por forcohen thellësisht dhe bëhen më të qëndrueshëm.

Ky ushtrim thellësisht forcon muskujt e pjesës së poshtme të shpinës, mirëpo edhe muskujt e vitheve, këmbëve dhe duarve dhe belit. Ky ushtrim statik forcon gjithë pjesën qendrore të trupit.

“Bëhet në tri elemente, në elementin bazë, anash dhe në të ashtuquajturin “skidive”.

Të gjitha këto pozita të cilat mund t’i mbajë 45 sekonda apo më gjatë dhe i përsërit çdo herë së paku dhjetë herë”, ka thënë burimi i afërt me Dukeshën.

Veç kësaj, shpesh bashkë me topin bën ushtrime barku, në mënyrë që t’i forcojë sa më shumë muskujt e barkut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat