Zbulohet arsyeja e ndarjes së çiftit të famshëm - Bota Sot
Zbulohet arsyeja e ndarjes së çiftit të famshëm

Mediale Vip

Zbulohet arsyeja e ndarjes së çiftit të famshëm

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 15:19
Katie Holmes dhe Jamie Foxx

Çifti i njohur i shoubizit janë ndarë.

Katie Holmes dhe Jamie Foxx i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 6-vjeçare, disa muaj më parë. Ashtu si e filluan marrëdhënien, në heshtje dhe pa zhurmë mediatike, ashtu edhe i dhanë fund, transmeton class.

Ndryshe nga si e kishim menduar, ka qenë Katie ajo q i ka dhënë fund lidhjes duke qenë se i kishte ardhur në majë të hundës me stilin e jetesës së Jamie-t dhe me tendencën e tij për të dalë vazhdimisht me gra të tjera.

“Ai është i parespektueshëm dhe jetët e tyre ishin shumë ndryshe. Atij i pëlqente të frekuentonte vazhdimisht festa, ndërsa Katie është e fokusuar te rritja e së bijës, Suri dhe te puna”, -është shprehur një burim për Us Weekly.

Burime të tjera kanë treguar se ata nuk kanë pasur ndonjëherë një lidhje normale, por kanë qenë gjithmonë të pavarur, jetonin në qytete të ndryshme dhe nuk përziheshin në jetën e njëri-tjetrit.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...