Turjan Hysko e konfirmon, ja emisioni që do e bëjë bashkë me Marina Vjollcën

Mediale Vip

Turjan Hysko e konfirmon, ja emisioni që do e bëjë bashkë me Marina Vjollcën

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 15:53
Turjan Hysko dhe Marina Vjollca

Ka disa ditë që në media qarkullon lajmi ku thuhet se në televizionin “Klan” do të nisë një emision i ri humori. Gjithashtu u tha se ky program do të ishte një format i ndryshuar i “Duplex” dhe se pjesë e tij do të ishte edhe moderatorja, Marina Vjollca.

Lidhur me këto ka reaguar për herë të parë Turjan Hysko, i cili ka zbuluar edhe disa detaje lidhur me emisionin e ri të tij.

Në “Instastory” ka publikuar disa shkrime ku ka konfirmuar se emisioni do të mbajë titullin “Kalifornia Show” dhe do të transmetohet çdo të shtunë në orën 21:00

“Imagjino një skuadër me Jul Dedën, Albano Bogdon, Visjan Ukcenaj, Olsi Bylyku, Eglein Laknori, Cubi Metkaj, Lisa Kujofsa, Eliona Pitarka, Andrea Vreto, sigurisht Marina Vjollca dhe…Është skuadra e ëndrrave. Është ‘Klanifonia’”, shkruan Turi.

Në të njëjtën kohë, ai ka konfirmuar edhe rikthimin e aktores, Lisa Kujofsa, e cila ka munguar prej kohësh në skenë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat