Swift e pasigurt nëse do të mbajë turne për albumin e saj të ri

Mediale Vip

Swift e pasigurt nëse do të mbajë turne për albumin e saj të ri

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 19:50
Taylor Swift

Taylor Swift nuk e di nëse do të promovojë albumin e saj të ri Lover në një turne në stadium.

Këngëtarja 29-vjeçare lansoi albumin e saj më të fundit javën e kaluar. Ajo në një intervistë për media foli për planet e saj për albumin.

"Nuk jam plotësisht e sigurt rreth turneut për shkak të këtij albumi. Unë isha duke planifikuar këtë version dhe duke drejtuar videot dhe ... duke u përpjekur ta bëja këtë përvojë të lansimit të albumit dhe nuk kam planifikuar nëse do të promovoja live”,  shpjegoi ajo.

"Unë patjetër dua ta luaj këtë album live për shumë njerëz, por nuk e di saktësisht se në cilën mënyrë do të ndodhë," shton ajo.

Swift thotë se Lover është me siguri albumi i saj më "personal" deri më tani dhe se dëshiron t'i bëjë fansat të ndihen sikur janë në "dhomën e saj të jetesës" kur të vijnë ta shikojnë duke kënduar live.

"Ky album është kaq personal, aq i hollësishëm, emocional, por me të vërtetë nuk e di se çfarë po bëjmë - nuk kam pasur ende takime," ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat