Liqene, stalla kuajsh dhe një restorant/Reperi i njohur blen fermën në Perëndimin e Egër për 14 mln dollarë

Mediale Vip

Liqene, stalla kuajsh dhe një restorant/Reperi i njohur blen fermën në Perëndimin e Egër për 14 mln dollarë

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 15:41
Kanye West

Reperi i njohur, Kanye West ka blerë një fermë gjigante në Uajoming që kushton 14 milionë dollarë. Prona prej 3600 hektarësh përfshin edhe liqene, stalla kuajsh dhe një restorant.

Sipas mediave amerikane, West zotëron vetëm gjysmën e sipërfaqes, pjesa tjetër është e marrë me qira afatgjatë nga shteti amerikan.

“Monster Lake Ranch” ndodhet pranë qytetit Kodi, në lindje të Parkut Kombëtar “Yellowstone”, me pamje spektakolare nga malet. Gjithashtu, dy liqenet që ndodhen brenda pronës të japin mundësinë për të peshkuar për trofta.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat