Demi Moore abortoi në muajin e gjashtë gjatë martesës me Ashton Kutcher - Bota Sot
Demi Moore abortoi në muajin e gjashtë gjatë martesës me Ashton Kutcher

Mediale Vip

Demi Moore abortoi në muajin e gjashtë gjatë martesës me Ashton Kutcher

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 16:14
Demi Moore me Ashton Kutcher

Demi Moore ka folur për herë të parë në lidhje me një abort që e pësoi ndërsa ishte e martuar me Ashton Kutcher.

Aktorja kujtoi se si ajo mbeti shtatzënë jo shumë kohë pasi u lidh me Ashton, 41 vjeçare, në vitin 2003.

Deri në kohën kur ata u fejuan në vitin 2005, Ashton dhe Demi kishin përjetuar dhimbje pasi pësuan humbjen e fëmijës së tyre të parë.

Sipas New York Times, Demi ka shkruar në autobiografinë e saj: “Lidhja me Ashton ishte e tepërt”.

Pas pak, ajo mbeti shtatzënë dhe po priste vajzë të cilës kishte planifikuar t’ia linte emrin Chaplin Ray. Por, ajo e humbi atë kur ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Aktorja më pas ka nisur të konsumonte alkool pasi fajësoi veten për abort dhe jo vetëm kaq. Më vonë, ajo mësoi se Ashton gjoja e kishte tradhtuar.

Demi dhe Ashton u ndanë në vitin 2011 dhe ndërsa ajo ka mbetur beqare, aktori është martuar përsëri me aktoren Mila Kunis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...