Edhe pse është me Tyler, Gigi-n e ‘përndjek’ Zayn. Modelja paditet për shkak të një fotoje të tij

Mediale Vip

Edhe pse është me Tyler, Gigi-n e ‘përndjek’ Zayn. Modelja paditet për shkak të një fotoje të tij

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 07:03
Gigi dhe Zayn

Gigi Hadid është paditur nga fotografi Roberti O’Neil, i cili ka firmosur një padi ndaj modeles, pasi sipas tij, ajo ka shkelur të drejtën e autorit. Në dokumentat e paraqitura në gjyq, të siguruara nga E!News, O’Neil citon se Hadid ka përdorur dhe publikuar një foto të këngëtarit Zayn Malik, e cila i përket fotografit.

Bëhet fjalë për kohën kur Gigi dhe Zayn kanë qenë së bashku dhe Gigi ka publikuar në Insta Story një foto të këngëtarit, që ishte shkrepur nga Robert O’Neil. Ky i fundit nuk ka dhënë autorizimin e tij për përdorimin apo publikimin e kësaj fotoje. Fotografi kërkon një dëmshpërblim prej 150,000 dollarësh.

Kjo nuk është hera e parë që Gigi paditet për diçka të tillë, pasi edhe vitin e kaluar një paparac e hodhi në gjyq pasi ajo kishte publikuar një foto të vetën të shkrepur nga ai, i cili u shpreh se nuk ia kishte dhënë lejen ta përdorte foton.

Deri tani Gigi nuk ka reaguar lidhur me këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat