Ndryshe nga çdo herë tjetër, Kourtney Kardashian tregon presionin që ka ndjerë nga pasuria marramendëse e Kylie-t

Mediale Vip

Ndryshe nga çdo herë tjetër, Kourtney Kardashian tregon presionin që ka ndjerë nga pasuria marramendëse e Kylie-t

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 21:12
Kourtney Kardashian

Kourtney Kardashian ka treguar së fundmi e ftuar në emisionin ‘The real’ rreth presionit që ka ndjerë herë pas here nga shuma marramendëse e pasurisë së motrës së saj, Kylie Jenner. Ndryshe nga çdo herë tjetër 40-vjeçarja ka pohuar se ka menduar nëse i mjaftojnë gjërat që ka. Kourtney shtoi se ka ndjerë dyshime rreth gjendjes së saj duke qenë se përballë vetes kishte një 22-vjeçare bilionere e cila po e shtonte pasurinë çdo ditë e më shumë.

Megjithatë përpos presionit të ndjerë dhe aludimeve të ndryshme të fansave, Kardashian shtoi se nuk do të largohet nga seriali ‘Keeping Up With The Kardashians’, pasi ka ende gjëra për të treguar së bashku me familjen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat