Katy Perry flet për djalin e të fejuarit të saj: Ai më ka ndryshuar, ndihem më e rritur - Bota Sot
Katy Perry flet për djalin e të fejuarit të saj: Ai më ka ndryshuar, ndihem më e rritur

Mediale Vip

Katy Perry flet për djalin e të fejuarit të saj: Ai më ka ndryshuar, ndihem më e rritur

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 07:33
Katy Perry dhe Orlando Bloom me djalin

Katy Perry nuk është bërë ende nënë, por është mësuar me rutinën e kujdesit të një fëmije falë djalit të të fejuarit të saj Orlando Bloom. Gjatë një interviste për Ellen Degeneres këngëtarja ka treguar se të qenurit pranë një djali 8 vjeç e gjysmë ka ndryshuar tërësisht zakonet e saj të mëngjesit. “Ne duhet të jemi jashtë dere në orën 7:30 për të qenë atje në orën 8:15 dhe nuk mund të jemi me vonesë. Më parë unë nuk zgjohesha deri në 11 të mëngjesit, ndërsa tani shtrihem në shtrat si në një njeri normal në orën 10 të darkës. Mendoj se kjo gjë më ka maturuar përfundimisht”, ka treguar Perry.

Ajo ka shtuar me shaka se për këtë arsye vazhdon të vishet si fëmijë, që të luftojë rritjen. Ndërsa për sa i përket partnerit të saj Katy është shprehur se ai është njeriu më i mirë që ka takuar ndonjëherë dhe se Orlando është mbështetja më e madh fizike, emocionale dhe spirituale për të. Këngëtarja dhe i fejuari i saj kanë treguar në çdo rast se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe në media të shumta është përfolur se ata do të donin shumë që të martoheshin e krijonin një familje së bashku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...