Demi Lovato në një lidhje të re?

Mediale Vip

Demi Lovato në një lidhje të re?

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 18:00
Demi Lovato është duke u takuar shumë shpesh me Mike Johnson

Aktorja dhe këngëtarja Demi Lovato duket se është në prag të krijimit të një lidhje të re dashurie.

Sipas mediave të huaja, Lovato është duke u takuar shumë shpesh me Mike Johnson, personazh nga show “Beqari”.

Ndonëse janë në fillesat e njohjes Demi dhe Mike e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin dhe që në takimin e parë që kanë patur është vënë re kimia mes tyre.

Gjatë fundjavës që lamë pas ata kanë darkuar së bashku në Los Angelos dhe sipas mediave të huaja ai e ka bërë të qeshë aktoren gjatë gjithë kohës.

“Ata kanë plane që të takohen sërish bashkë dhe Demi është shumë e lumtur për këtë gjë”, -janë shprehur burime pranë Lovatos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat