Barack Obama: Para se të kurorëzoheni, bëni vetes këto tri pyetje!

Mediale Vip

Barack Obama: Para se të kurorëzoheni, bëni vetes këto tri pyetje!

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 13:56
Barack dhe Michelle Obama

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka dhënë këshillë për të gjitha ata të cilët nuk mendohen mirë

“Keni filluar të jetoni bashkë? Kjo është gjë e mirë? Para se të kurorëzoheni, patjetër duhet t’i bësh vetes këto tri pyetje:

A është ajo personi më i interesuar në botë për ty?

Me atë person do të kalosh çdo ditë deri në fund të jetëve tuaja. Për këtë shkak do të jesh në situatë të dëgjosh çdo gjë që ajo thotë.

A të bën të qeshësh?

Është shumë e rëndësishme që pranë vetes të keni personin i cili do t’ju bëjë të qeshni edhe kur nuk ju qeshet.

A do të jetë ajo nënë e mirë për fëmijët tuaj, domethënë a do të jetë ai baba i mirë?

Jeta është e gjatë. Nëse dëshironi të keni martesë të gjatë dhe të mirë, këto janë gjërat e rëndësishme!”

Barack dhe Michelle Obama tetorin e kaluar kanë festuar 25-vjetorit e martesës. Gjatë ditëve të tyre presidenciale, ishte e qartë dashuria dhe lidhshmëria e tyre.

Michelle Obama e ka përshkruar suksesin e martesës së tyre me këto fjalë:

“E kam kuptuar që nuk duhet të lodhem me gjërat e vogla. Udhëtimet në të cilat kemi shkuar, argëtimet të cilat i kemi organizuar, sfidat me të cilat jemi ballafaquar, dy fëmijë të cilët i edukojmë – ndërsa kur lë çorapet në dysheme apo tregon të njëjtin tregim për të njëqindtën herë dhe pret që për të të qesh sikur e dëgjoj për herë të parë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat