Angelina dhe Brad Pitt ende të pa shkurorëzuar

Mediale Vip

Angelina dhe Brad Pitt ende të pa shkurorëzuar

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 15:55
Angelina dhe Brad Pitt

Arsyeja pse ndarja e tyre nuk po finalizohet është një vill në Francë.

Tre vite më parë, Angelina Jolie dhe Brad Pitt vendosen te ndaheshin, por ende sot divorci nuk është finalizuar, shkruan Usmagazine.

Ish-çifti nuk e kanë përfunduar ende procedurën e divorcit sepse kanë probleme pasurish. Në 2011-in, dyshja bleu një kështjellë në një fshat të Francës dhe sot ende s’kanë vendosur çfarë merr njëri dhe çfarë tjetri nga ai vend.

I hedhim një sy të shpejtë kështjellës madhështore në Correns të Francës. Prona është e rrethuar nga ndërtime që datojnë që prej shekullit të 17-të, ka vreshta dhe ullishte pafund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat