U nda nga Travis dhe u fotografua pranë Tyga-s, por me kë është realisht Kylie?

Mediale Vip

U nda nga Travis dhe u fotografua pranë Tyga-s, por me kë është realisht Kylie?

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 06:32
Kylie Jenner, Travis, Tyga

Ndarja e Kylie Jenner nga Travis Scott ishte një lajm i papritur për fansat e dyshes së famshme. Jo vetëm kaq, por si për rastësi, ajo u fotografua pranë studios së Tyga-s dhe më vonë u pa sërish në të njëjtin club me Tyga-n, me të cilin ka pasur një histori të gjatë dashurie. Kylie reagoi me një postim në Twitter, ku pranoi ndarjen nga Travis, por jo të ishte takuar me Tyga-n.

“Interneti i bën gjërat 100 herë më dramatike nga sa janë në të vërtetë. Nuk ka pasur një takim me Tyga-n në orën 2 të mëngjesit. Unë lashë dy shoqet e mia në një studio që rastisi të ishte edhe ai. Travis dhe unë jemi ndarë mirë dhe fokusi ynë tani është Stormi. Shoqëria mes nesh dhe vajza janë prioriteti ynë”, -ka sqaruar Kylie, menjëherë pasi lajmet filluan të qarkullonin me shpejtësi në media.

Megjithatë, burime pranë çiftit kanë treguar se shpresat për ribashkim nuk ishin shuar. Me sa duket, ribashkimi ka ndodhur më shpejt nga sa e prisnim. TMZ ka bërë të ditur lajmin se Travis dhe Kylie po kalojnë kohë së bashku dhe se reperi po jeton në shtëpinë e Kylie-t, pasi u dëmtua në gju gjatë një koncerti. Ende nuk dihet nëse ata janë rikthyer si më parë, por gjasat janë të shumta. Për më tepër që familja Kardashian-Jenner dëshiron shumë dhe po bën ç’është e mundur që çifti të kthehet si më parë.

Me sa duket, lajmet për një takim me Tyga-n paskan qenë të pavërteta dhe ka qenë rastësi që ai dhe Kylie të ndodheshin në të njëtat vende, pak pasi ajo u nda nga Travis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat