Greta Thunberg del për çiklizëm me aktorin Schwarzenegger - Bota Sot
Greta Thunberg del për çiklizëm me aktorin Schwarzenegger

Mediale Vip

Greta Thunberg del për çiklizëm me aktorin Schwarzenegger

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 13:26
Greta Thunberg dhe Arnold Schwarzenegger

Një ditë pasi aktivistja 16 vjeçe nga Suedia u takua me Leonardo DiCaprio-n, i cili tha se ajo është lidere e kohës sonë, përpjekja e saj për ta vënë në pah krizën e ngrohjes globale e çoi në takim me një yll tjetër të Hollivudit, Arnold Schwarzenegger-in.

Aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë nga radhët e Partisë Republikane e publikoi në Instagram një fotografi ku shihej ai me aktivisten Greta Thunberg në Santa Monica. Sipas tij, Greta është heroinë.

Adoleshentja ka përdorur forma të transportit që lirojnë pak gazra karboni për të udhëtuar nga Suedia në Kili për të marrë pjesë në samitin për klimën, COP25, por tash ka kërkuar ndihmë për të udhëtuar në Spanjë, sepse protestat masive kundër qeverisë së Kilit bënë që ky samit të anulohej. Samiti tash do të mbahet në Madrid në fillim të dhjetorit.

“Po del që kam udhëtuar nëpër gjysmën e botës në drejtimin e gabuar. Tash më duhet të gjej një mënyrë për ta kaluar Atlantikun në nëntor. Nëse dikush më ndihmon të gjej transport, do t’i isha shumë mirënjohëse”, shkroi Greta Thunberg në Twitter.

Ajo u bë edhe më e famshme me deklaratën e saj në samitin e Kombeve të Bashkuara për klimën në muajin gusht, kur para liderëve botërorë tha: “Ju m’i keni vjedhur ëndrrat e mia dhe fëmijërinë time me fjalët tuaja boshe”, shkruan “Independent”.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat