Selena Gomez mbështet miken e saj, i dedikon asaj fjalët e veçanta

Mediale Vip

Selena Gomez mbështet miken e saj, i dedikon asaj fjalët e veçanta

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 15:59
Selena Gomez

Këngëtarja e njohur, Selena Gomez është shprehur së fundmi e revoltuar për padrejtësinë që po i bëjnë mikes së saj, Taylor, me anë të një postimi në “Instagrami” .

Artistja ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj situatës, dhe i ka dalë në mbrojtje Swift-it duke thënë se ajo është një vajzë që punon fortë.

“Zemra ime është rënduar kaq shumë tani. Më sëmur dhe më mërzit shumë kjo gjë. Kjo është lakmi, manipulim dhe pushtet. Keni shkatëruar mundësinë që fansat në të gjithë botën të shijojnë këngët e një prej kantautoreve më të mira”, ka reaguar Selena.

Së fundmi ajo u shpreh se mikja e saj kurrë nuk do ndalojë së luftuari.

“Të dua shumë”, ka thën Selena për t’i rikujtuar edhe njëherë Taylorit se do i qëndronte pranë pavarësisht çfarë do ndodhte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat