Fshiu të gjitha postimet në Instagram, Dua Lipa zbulon arsyen

Mediale Vip

Fshiu të gjitha postimet në Instagram, Dua Lipa zbulon arsyen

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 19:02
Dua Lipa

Është ndër artistet më të pëlqyera si edhe ndër më të ndjekurat në rrjetet sociale. Dua Lipa i habiti të gjithë pak kohë më parë teksa fshiu të gjitha postimet nga Instagram.

Ajo ka më shumë se 36 milionë fansa dhe ky fakt i la pa fjalë.

Megjithatë, Dua u rikthye sërish në këtë rrjet social pas publikimit të këngës së saj të fundit “Don’t Start Noë”, e cila është kthyer menjëherë në hit.

Së fundmi, 23-vjeçarja ka dhënë një intervistë për Fitzy & Ëippa, ku është shprehur se vendosi të fshijë të gjitha postimet për t’i dëshmuar vetes se rrjetet sociale nuk janë të vërtetë.

“Ishte më shumë argëtuese. Po nisja një album të ri, doja të filloja e freskët, ato kujtime do të jenë gjithmonë aty. Unë jetoj përmes tyre dhe nuk do t’i harroj kurrë. Mendoj se njerëzit ndjejnë shumë për rrjetet sociale dhe kjo ishte në një mënyrë arsyeja pse e bëra”, ka thënë Dua. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat