Hailey Baldwin flet për “armiqësinë” me Selena Gomez: Janë drama false - Bota Sot
Hailey Baldwin flet për “armiqësinë” me Selena Gomez: Janë drama false

Mediale Vip

Hailey Baldwin flet për “armiqësinë” me Selena Gomez: Janë drama false

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 09:54
Hailey Baldwin dhe Selena Gomez

Hailey Baldwin dhe Selena Gomez janë vazhdimisht në qendër të vëmendjes mediatike, për shkak të Justin Bieber.

Të dyja duken si armike të përbetuara të njëra-tjetrës, por sipas Hailey-t kjo është e gjitha e stisur nga rrjetet sociale.

Së fundmi në një intervistë të dhënë për “British Vogue”, Hailey ka lënë të nënkuptohet se nuk ka asgjë mes saj dhe Selenas dhe se e gjitha është një dramë falso.

“Mendoj se mediat sociale janë një tokë perfekte për toksicitet dhe njerëz që krijojnë drama false mes vajzave dhe grave, për t’i vënë ato kundër njëra-tjetrës e për të krijuar këto histori që janë thjesht… toksike”, ka thënë Hailey.

Më pas ajo ka shtuar, pa përmendur emra, se kjo gjë duhet të ndalojë menjëherë. Në tetor, kur Selena Gomez publikoi këngën “Lose you to love me”, të gjithë fansat dyshuan se ajo ja kishte dedikuar Hailey Baldwin.

Vetë Selena i hodhi poshtë të gjitha thashethemet, duke thënë se nuk do bënte kurrë një këngë për të ulur poshtë një vajzë tjetër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat