Me një foto të vetme, Arbana Osmani zbulon historinë e veçantë e familjes së saj në kohën e luftës në Kosovë

Mediale Vip

Me një foto të vetme, Arbana Osmani zbulon historinë e veçantë e familjes së saj në kohën e luftës në Kosovë

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 12:16
Arbana Osmani

Ditët që lamë pas kanë qenë mjaft të vështira për Shqipërinë, kjo për shkak të tërmetit të fuqishëm i cili i tronditi të gjithë mëngjesin e ditës së martë në 26 nëntor. Shumë prej familjeve të prekura mbetën pa strehë, teksa në këto momente delikate nuk mungoi dhe mbështetja e madhe e familjeve në Kosovë, të cilët hapën dyert e shtëpisë së tyre për të mirëpritur të gjithë ata që kishin mbetur pa një shtëpi.

Kjo ndihmë i është ofruar dhe moderatores së njohur, Arbana Osmani, nga një familje e cila ashtu siç ka treguar vetë ajo është strehuar në shtëpinë e familjes së saj në kohën e luftës.

Familja në fjalë është interesuar menjëherë për shëndetin e njerëzve të familjes së Arbanës, por dhe është shprehur se i mirëpret në shtëpinë e saj.

“Vetëm sot e pashë këtë mesazh në ‘facebook’, duke qenë se nuk e përdor shumë dhe ma ngrohu zemrën. Shqipja dhe familja e saj kanë qëndruar në shtëpinë tonë rreth 4 muaj gjatë luftës dhe mirënjohja e tyre pas kaq shumë vitesh më gëzoi pafund. Faleminderit ty shqipe dhe çdo shqiptari të Kosovës që në këto ditë të trishta na ka treguar mbi të gjitha se nuk jemi vetëm”, ka shkruar Arbana bashkangjitur fotos së shkëputur nga kutia e mesazheve në ‘facebook’.

Kujtojmë se ndihma e shqiptarëve të Kosovës, por dhe jashtë vendit ka qenë tepër e madhe, duke u solidarizuar menjëherë me situatën e vështirë dhe duke mirëpritur të gjithë të dëmtuarit në shtëpitë e tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat