Nisur nga lloji i muzikës që ajo preferon, menduam se Bebe Rexha do të kishte një artiste të preferuar shqiptare pak a shumë e një rryme me të.
Por Bebe, që më së shumti identifikohet tek muzika pop, na habiti ( për mirë) kur rrëfeu se të preferuarën e vet ka sopranon e famshme, Inva Mula.
“E mbaj mend që e vogël që dëgjoja Inva Mulën me CD”,– është shprehur ajo.
Bebe ishte së fundi në Shqipëri, në një rrugëtim qëllimi i të cilit ishte të ofronte mbështetje për familjet e prekura nga tërmeti i tmerrshëm I 26 nëntorit, por edhe të rrisë ndërgjegjësimin jashtë kufijve për nevojat që ata kanë.
Këngëtarja premtoi të ndërtonte dy shtëpi dhe erdhi personalisht të takonte banorë të fshtatit Bupq dhe Bizë, ndërsa i pa vetë nga afët pasojat e lëkundjeve te dhunshme të tokës.