Kylie Jenneri është një nga modelet dhe vajzat më të popullarizuara në botë nëpër rrjetet sociale.
Bukuroshja 22-vjeçare është ndër të miliarderet më të reja në botë.
E teksa gëzon një standard të tillë, ajo gëzon një stil të veçantë me plot sharm dhe unik sa i përket veshjes.
Kylie së fundmi u shfaq me një bluzë të bardhë të markës “Chanel” me logon CC që shihej në pjesën e përparme.
Ajo, u pa gjithashtu me një xhaketë me ngjyrë metalike të markës “Dior”, e cila është mjaft luksoze dhe i shkonte shumë për stilin e saj.
Kujtojmë se Kylie Jenneri në secilën paraqitje që bën nëpër rrjetet sociale, merr vëmendjen e qindra miliona fansave që e ndjekin atë hap pas hapi.