Gashi në fotografinë me Chris Brownin: Të dua vëlla!

Mediale Vip

Gashi në fotografinë me Chris Brownin: Të dua vëlla!

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 16:53
Chris Brown, Gashi

Reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, Gashi ditë më parë realizoi versionin “remix” të këngës “Safety” në bashkëpunim me këngëtarin, Chris Brown dhe Dj Snake.

Pas publikimit të këngës, dyshja kanë vazhduar të shoqërohen me njëri-tjetrin dhe duket se kanë raporte të mira.

Ishte 30-vjeçari Brown që këtë herë ka publikuar një fotografi përkrah artistit shqiptar në llogarinë e tij në Instagram.

Chrisi dhe Gashi shihen së bashku derisa ai ka shkruar “Muzika ka një mënyrë për t’i bërë njerëzit të qeshin”, nuk ka vonuar edhe komenti i Gashit që shkruan “Të dua vëlla!”.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Chris Browni bashkëpunon me një artist shqiptar, shumë vjet më parë ai solli këngën “Body on me” në bashkëpunim me Rita Orën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat