Ekskluzive/Dafina Zeqiri konfirmon lidhjen me Dj Geek me një foto romantike

Mediale Vip

Ekskluzive/Dafina Zeqiri konfirmon lidhjen me Dj Geek me një foto romantike

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 19:20
Dafina Zeqiri

Prej kohësh përflitej një romancë e mundshme dashurie mes këngëtares Dafina Zeqiri dhe Dj Geek! Ky i fundit, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të artistes, që e shoqëron thuajse në çdo koncert brenda dhe jashtë vendit, e tashmë duket se nuk ka më dyshime!

Përmes një fotoje ekskluzive të mbërritur në redaksinë e revistës "Class" është e konfirmuar dhe zyrtare se çifti më i ri i showbiz-it shqiptar janë Dafi dhe Dj Geek. Dyshja simpatike e artistëve po jetojnë në maksimum lidhjen e dashurisë dhe shfaqen bashkë më të lumtur se kurrë.

Duke i dhuruar puthje njëri-tjetrit, çifti ka konfirmuar kështu historinë e dashurisë me një foto romantike.

Love is in the air, people! Shumë urime për të dy!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat