Françeska Jaçe: Nuk mund ta blesh lumturinë… por një makinë si kjo mund ta ngasësh!

Mediale Vip

Françeska Jaçe: Nuk mund ta blesh lumturinë… por një makinë si kjo mund ta ngasësh!

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 08:15
Françeska Jaçe

Ajo mbetet një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it shqiptar, sidoemos pas pjesëmarrjes në Big Brother, ku edhe u bë e njohur.

Veç pjesëmarrjes në këtë show televiziv, nuk është e qartë saktësisht se cili është profesioni i saj, megjithëse mediat "on line" raportojnë se është modele e njohur.

Gjithsesi, Françeska Jaçe, nga fama që fitoi mbetet e ndjekur dhe e komentuar në rrjetet sociale.

Ajo gjatë javës së fundit bëri publike edhe makinën BMW, që sapo e ka blerë.

"Nuk mund ta blesh lumturinë, por mund ta ngasësh një Bmw dhe kjo është e njëjta gjë", – tha në mesazhin e saj, krahas makinës së sapoblerë, Françeska Jaçe.

Në Intsagram, vetëm gjatë muajve të fundit, ajo ka postuar foto nga më të ndryshmet, gjatë udhëtimeve të shumta, nga Milano, në Romë, Paris, Amsterdam, Shturgart, Berlin dhe qytete të tjera.

Françeska Jaçe edhe pse ka luksin të shëtisë anembanë dhe të blejë një makinë, të cilën shumë emigrantë që jetojnë dhe punojnë prej vitesh jashtë nuk ia dalin dot, ajo thotë se "lumturinë nuk mund ta blesh".  Dhe me makinën e sapoblerë, Jaçe ndoshta kërkon të jetë sadopak e e lumtur.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat