Këngëtarja e njohur pranon se është droguar, përdhunuar dhe mbajtur peng

Mediale Vip

Këngëtarja e njohur pranon se është droguar, përdhunuar dhe mbajtur peng

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 15:08
Duffy

Fituesja e çmimit “Grammy”, Duffy ka zbuluar se ajo ishte droguar dhe dhunuar pasi ishte mbajtur peng nga një sulmues.

Ylli 35-vjeçar postoi në llogarinë e saj në Instagram se “shërimi i mori shumë kohë”.

Këngëtarja, shkroi për mbi 33 mijë ndjekësit e saj një status në të cilin tregoi të gjithë ngjarjen e tmerrshme.

“E vërteta është se dhe ju lutem më besoni se tani jam mirë dhe e sigurt. Jam përdhunuar dhe droguar dhe mbajtur peng për disa ditë. Mundeni vetëm ta merrni me mend se sa herë jam menduar të shkruaja për këtë. Natyrisht se mbijetova. Rikuperimi mori kohë. Nuk ka mënyrë të lehtë për ta thënë”, ka shkruar Duffy midis tjerash.

“Dhe, ende s’e di saktësisht se përse momentalisht është koha e duhur dhe çfarë po më shtynë të ndihem e lirë që të flas tani. Nuk mund ta sqaroj. Shumë prej jush hamendeni se çfarë ka ndodhur me mua, ku u zhduka dhe përse? Një gazetar më kontaktoi, gjeti një mënyrë për të më kontaktuar dhe i tregova gjithçka. Ishte i këndshëm dhe u ndjeva për mrekulli që më në fund fola me dikë”, u shpreh ylli i muzikës.

 “Ndoshta pyesni se përse nuk zgjodha zërin tim për ta shprehur dhimbjen time. Nuk desha t’i tregoja botës trishtimin që kam në sytë e mi”, shtoi artistja.

Eleri Butler, shefja ekzekutive e Grupit të Grave Uellsiane, i tha radios BBC-i se zgjedhja e këngëtares për të folur ishte një “deklaratë e fortë, e guximshme dhe e fuqishme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat