John Legend s’i harron fansat as në karantinë, mban koncert në shtëpi

Mediale Vip

John Legend s’i harron fansat as në karantinë, mban koncert në shtëpi

Më: 18 mars 2020 Në ora: 15:19
John Legend

John Legend është shembull i mirë për artistët.

Edhe këngëtari John Legend po qëndron i karantinuar si shumë artistë të tjerë.

Këngëtari për momentin ka pezulluar të gjitha koncertet, ndërsa vendosi që të mbajë koncert ‘live’ në shtëpi.

Ai me anë të rrjeteve sociale hyri ‘live’, ku shihej i ulur tek piano dhe performoi disa prej hiteve të tij.

Në shtëpi bashkë me John Legend ishte edhe Chrissy Teigen, e cila po argëtohej nën ritmet e këngës së tij.

Po ashtu, nuk mungonin edhe fëmijët e tyre, andaj e gjithë familja po qëndronin bashkë.

Komentet e fansave ishin të gjitha pozitive, të cilët e falënderonin këngëtarin që edhe në këto kohë po ndihmonte ta largojnë monotoninë.

Veprime të ngjashme me John Legend kanë bërë edhe disa artistë të tjerë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat