Kritikuesja e Trumpit i vërsulet Melania për shkak të koronavirusit

Mediale Vip

Kritikuesja e Trumpit i vërsulet Melania për shkak të koronavirusit

Më: 18 mars 2020 Në ora: 16:46
Chrissy Teigen dhe Melania Trump

Chrissy Teigen është përplasur me zonjën e parë të SHBA-së për shkak të mos reagimit me kohë ndaj virusit të rrezikshëm.

Kritikuesja e ashpër e Donald Trump sulmoi Melania Trump për atë që ajo sugjeroi si mungesë e reagimit të saj ndaj shpërthimit të koronavirusit.

“A ka menduar Melania të bëjë diçka në këto kohë?” shkroi Teigen në Twitter. “Unë shoh njerëz duke bërë gjithçka munden për t’i bërë të tjerët të lumtur dhe kjo bashkëshorte po punon për një fushë tenisi.”

Zonja e parë, e cila nisi iniciativën e saj “Bëhu më e mirë” për të luftuar sulmin në internet kur presidenti Trump mori detyrën, njoftoi në fillim të këtij muaji rreth Pavijonit të Tenisit në Shtëpinë e Bardhë. Ajo inkurajoi kritikët e saj që “të gjejnë kohë dhe të kontribuojnë diçka të mirë dhe produktive në komunitetet e tyre”.

Teigen, një kritike e shpeshtë i presidentit në mediat sociale, vazhdoi sulmet ndaj fushatës së Melania.

“Unë pres që Donald të jetë një humbës i m…, por ajo (Melania) ndoshta mund të përpiqet të jetë më e mirë,” tha Teigen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat